Lifestyle
Kemi gjithçka që doni të dini për shenjën tuaj me astrologun Paolo Fox
12 Shkurt, 2023 | 10:57 am

Dashi-Këtë të diel me hënën në shenjën tuaj, prisni emocione të bukura.
Nga ana tjetër në punë tregohuni të kujdesshëm sepse mund të ketë disa diskutime me kolegët.
Demi-Sot disponimi është paksa i lëkundur, faji edhe i një hëne të kundërt e cila nuk ndihmon për të shijuar më mirë dashurinë dhe marrëdhëniet me të tjerët. Në punë përpiquni të lini polemikat dhe mos lejoni që kritikat t’ju ndikojnë.
Binjakët-Kjo ditë është paksa nervoze, ndaj bëni kujdes sepse mund të ketë shumë zënka me partnerin. Në punë ka një moment rikuperimi.
Gaforrja-Sot yjet janë në anën tuaj, por ju do të duhet të bëni zgjedhje në dashuri. Në punë, duroni pavarësisht lodhjes, pika e kthesës është afër.
Luani-Sor dashuria do të jetë në gjendje t’ju gjallërojë dhe fuqizojë. Puna? Në rregull, ju vetëm duhet të përballeni me disa probleme të vogla financiare.
Virgjëresha-Duaje këtë ditë me një shtytje të këndshme të yjeve, veçanërisht për ata që janë beqarë. Në punë rezultate të shkëlqyera, kushtojini vëmendje vetëm shpenzimeve.
Peshorja-Në këtë ditë yjet ju shtyjnë të hapni zemrën tuaj, ndaj lëreni veten të dashuroheni. Në punë ka pak lodhje të akumuluar por edhe suksese të mëdha.
Akrepi-Ky qiell është i bukur për dashurinë që më në fund mund të fluturojë.
Për sa i përket punës, ka ardhur koha për të kërkuar stimuj të rinj, ndoshta ndiheni pak të ngecur.
Shigjetari-Tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse mund të ketë disa çështje për t’u marrë dhe gjithashtu pakënaqësi. Në punë bëni kujdes me fjalët sepse sot mund të rrezikoni të debatoni.
Bricjapi-Ka pak tension në planin sentimental, ka diçka për të sqaruar me partnerin dhe do jetë më mirë ta bëni menjëherë.
Në punë do duhen pranuar disa kompromise.
Ujori-Në dashuri është ende një periudhë tensioni, duhet të keni durim.
Në punë çdo gjë po shkon mirë edhe nëse ndoshta jeni pak të lodhur nga rutina.
Peshqit-Duhet të gjesh pak energji në dashuri, ndoshta ka pak statikë në çift, por duhet të flasësh qartë.
Në punë po vjen një moment i artë, bëhuni gati.
















































