Kryefjala Logo

“Kemi 9 vite që e mendojmë”, Vesa Luma flet hapur për planet e një fëmije të dytë

30 Dhjetor, 2025 | 9:05 pm

Këngëtarja e njohur shqiptare Vesa Luma ka prekur ndjekësit e saj me një përgjigje të sinqertë dhe plot ndjeshmëri, teksa është pyetur nëse ajo dhe partneri i saj, Big Basta, po mendojnë për një fëmijë të dytë.

Gjatë një sesioni “Ask me a question” në Instagram, një ndjekës e pyeti drejtpërdrejt: “Si pari, gëzuar festat, ke menduar për fëmijë të dytë?”

Në përgjigjen e saj, Vesa zbuloi se kjo dëshirë i ka shoqëruar prej shumë vitesh, duke treguar se vendimi është menduar gjatë dhe me shumë kujdes.

“Kemi 9 vite që e mendojmë dhe më në fund na është mbushur mendja për një motër a vëlla për Lianin,” – shkruan ajo.

Megjithatë, këngëtarja nuk e fshehu as realitetin, duke theksuar se koha dhe mosha nuk janë gjithmonë në favor, por se shpresa mbetet e fortë që fati t’u buzëqeshë. Me humor dhe pozitivitet, Vesa iu drejtua edhe ndjekësve, duke i ftuar të ndajnë sugjerime apo “receta” që mund ta ndihmojnë në këtë rrugëtim personal.

img 7560

Të ngjashme