Showbiz
Kardashian dhe Jenner në qendër të vëmendjes brenda festës luksoze të ditëlindjes së Lauren
22 Dhjetor, 2025 | 5:12 pm

Festa e 56-të e ditëlindjes së Lauren Sánchez Bezos u shndërrua në një mbrëmje glamuroze me frymë Krishtlindjesh, ku në qendër të vëmendjes ishin emrat më të njohur të familjes Kardashian–Jenner. Mes të ftuarve spikatën Kris Jenner dhe Khloé Kardashian, të cilat ndanë momente nga festa edhe në Instagram.
Për këtë rast, Kris Jenner u shfaq me një pallto elegante Valentino prej leshi dhe kashmiri, me vlerë rreth 8,500 dollarë, të kombinuar me vathë vintage Cartier. Ndërkohë, Khloé Kardashian zgjodhi një fustan me prerje të guximshme dhe pelerinë prej pellushi, duke e plotësuar look-un me syze dhe çorape statement. Vetë Lauren u shfaq me një kombinim të zi, të theksuar nga një xhaketë me print leopardi.
Në disa prej fotove, Khloé shihet duke pozuar mes borës artificiale pranë një Mercedes-Benz të kuq, ndërsa Kris Jenner i bashkohet skenës për poza festive. Të treja u fotografuan edhe brenda ambientit, mes dekorimeve të Krishtlindjeve.
Edhe pse Kim Kardashian nuk ishte e pranishme fizikisht, ajo e uroi Lauren përmes Instagram Stories, duke e përshkruar si një person “pozitiv dhe me shpirt të gëzuar”.
Miqësia e ngushtë mes Lauren Sánchez Bezos dhe familjes Kardashian është e njohur, me pjesëmarrje të shpeshta në evente private dhe festa ekskluzive ndër vite.











































