Showbiz
“Kam jetuar në dy botë paralele”, Françeska Rustemi zbulon sekretet jashtë botës të modës!
4 Qershor, 2024 | 3:52 pm

Françeska Rustemi është një nga modelet më të spikatura në Shqipëri por edhe jashtë vendit, ku ka pozuar për fotografë të njohur dhe brande prestigjoze. 19 vjeçarja nga Durrësi është pjesë e Miss Universe Albania, ku dhe ka zbuluar mjaft detaje nga jeta e saj personale.
Personazhet e njohur e kanë të vështirë të tregojnë sekretet e jetës jashtë dritave të kamerave, por jo Françeska. Ajo ka zbuluar në klipin e saj prezantues mjaft sekrete nga jeta personale, ndryshe nga jeta mes modelingut e Instagramit, ajo sapo na njohu me Françeskën e shtëpisë.
“Kam jetuar në dy botë paralele: Françeska e shtëpisë dhe Françeska e punës dhe modelingut. Françeska e shtëpisë është ajo që pastron, gatuan, kujdeset për motrën e vëllin e saj. Kam qenë një shpatull mbështetëse, një krahë i djathtë për prindërit e mi. Kurse Françeska e modelingut dhe Instagramit është tërësisht tjetër”- shprehet bukuroshja Françeska.
Françeska ka qenë mbështetje e madhe për familjen duke u kujdesur për vëllain dhe motrën e saj. Gjithashtu ka qenë ndihmesë e madhe edhe në anën ekonomike, kjo falë sukseseve të saj. Kjo e bën atë të jetë një vajzë e thjeshtë e modeste pavarësisht se sot është në kulmin e karrierës.
Françeska ka nisur në fushën e modelingut që në moshën 14 vjeçare ku dhe ka kuptuar që i përket kësaj fushe. Ndonse nuk harron të përmend dhe mbështjen e madhe që prindërit i kanë dhënë asaj. Françeska do të konkurrojë në Miss Universe në datën 8 qershor.











































