Lifestyle
Kafshët që ju nuk i vini re por ato kalojnë si shenja në jetën tuaj
29 Maj, 2022 | 1:12 pm

Përveç kafshëve të xhunglës apo atyre të oqeaneve,njerëzit janë mesuar ngahera me kafshët shtëpiake ose insektet.
Me siguri që nuk e dinit se të shikosh një mace në rrugë ka një domethënie.
Po pyesni veten çfarë?
Jua tregojmë ne!
1-Merimanga
Merimangat konsiderohen kafshë të shenjta pasi rrjeti i tyre simbolizon që të gjithë jemi të lidhur me njëri-tjetrin dhe të gjithë natyrën.
Në kohët e lashta Merimangat ishin shenja për një mik nga e kaluara ose një mik i ngushtë.
Ne ndoshta do të takojmë së shpejti këtë mik i cili do të na japë informacione të reja.
“Nëse gjeni një merimangë gjatë natës, kjo do të thotë fat të mirë.”
2- Macja
Ju ecni nëpër rrugë duke menduar dhe një mace ju tërhoqi vëmendjen.
Ju nuk besoni se kjo është e rëndësishme, por macja për disa arsye ju ndjek dhe përpiqet edhe më shumë për t’ju bërë të ktheheni.
Macja është personifikimi i intuitës,është një ogur që ju duhet ta dëgjoni zemrën tuaj.
•Macet e Bardha: simbolizojnë pjellorinë dhe ndryshimin në punët romantike
•Macet Portokalli: simbolizojnë plane të ndryshme të ekzistencës dhe udhëtimeve shpirtërore
•Macet e Zeza: simbolizojnë ndryshimin e Fatit dhe urtësisë.
3-Lepuri
Këto krijesa simbolizojnë vetë pranverën pasi ato shfaqen pas dimrit në një numër të madh.
Lepujt riprodhohen lehtë dhe me shpejtësi dhe kjo është arsyeja pse lepuri konsiderohet të jetë një ogur i pjellorisë dhe bollëkut.
4-Gjarpri
Gjarpërinjtë simbolizojnë Nënën Tokë dhe magjinë e natyrës.
Gjarpërinjtë simbolizojnë Fenë e Vjetër në një moment pasi disa besojnë se kur Shën Patriku dëboi gjarpërinjtë nga Irlanda, ai në të vërtetë po dëbonte Paganët nga ishulli.
Herën tjetër kur dikush do të të thotë se gjarpërinjtë janë satanikë, kujtoji atë që tha Jezusi:”Bëhu i mençur si gjarpërinjtë”
5-Nusepashke
Kjo krijesë e mrekullueshme është një sinonim simbolik i Fatit të mirë.
Nusepashka sa herë që shfaqet përpiqet të na gëzojë dhe të na ndihmojë të kuptojmë se pa marrë parasysh sa të lënduar ndihemi, kjo duhet të jetë një pikë kthese dhe të ndryshojë mënyrën tonë të të jetuarit.















































