Showbiz
Julia rrëfen historinë me ish-bashkëshortin:”Më la tre fëmijë për të rritur dhe iku”
2 Prill, 2024 | 9:40 am

E ftuar në “Ftesë në 5”,Julia ka treguar për herë të parë arsyen se përse u divorcua me bashkëshortin e saj të huaj e po ashtu rrëfeu dhe detaje që kurrë më parë nuk i ka përmendur.
Julia tha se bashkëshorti i saj në atë kohë, më parë kishte pasur një tjetër martesë dhe kishte edhe dy vajza. Julia tregon se ato jetonin në Gjermani, ndërsa ajo, bashkëshorti dhe vajza e tyre rreth një muajshe, në Itali.
Në atë periudhë, ish-gruaja e tij pëson një aksident dhe ndërron jetë. Julia zgjedh që dy vajat e mitura të bashkëshortit t’i marrë në shtëpi dhe të jetojnë të gjithë së bashku. Por më pas ajo thotë se i shoqi nuk e përballoi këtë presion dhe u largua me punën e tij në Jemen, duke e lënë atë të vetme me të bijën dhe dy vajzat e tij nga martesa e parë.
Julia rrëfeu se qëndroi me to deri sa u bënë adulte dhe më pas u rikthye në Shqipëri me vajzën, duke i dhënë fund martesës.












































