Showbiz
Juli dhe Rikja analizojnë nominimet:”Çiftin nuk e ndajnë,Roza ka të vetat..”
18 Shkurt, 2024 | 10:33 am

Tre të preferuarit e publikut, Ledjona, Heidi dhe Juli patën avantazh në spektaklin e mbrëmshëm që të conin nga dy persona në nominim.
Rezultati ishte: Egla, Romeo, Meriton, Ilnisa, Roza, Graciano. Njëri prej 6 banorëve do të lërë shtëpinë më të famshme spektaklin e ardhshëm, ndërsa në shtëpi kanë nisur analizat dhe komentet për më të rrezikuarin.
Juli në një bisedë me Riken, në darkën e djeshme ka analizuar lojën e gjithsecilit dhe mendon se, çifti Meriton, Ilnisa nuk mund të eliminohet, Roza është lojtare e fortë, ndërsa sipas tij, Graciano është më i rrezikuari pasi mendon se nuk ka çfarë dinamikash të reja t’i japë shtëpisë.












































