Lifestyle
Interesante se si ndryshojnë parashikimet me Paolo Fox
3 Maj, 2023 | 10:47 am

Dashi-Sot është një ditë shumë e bukur për të jetuar emocionet në maksimum ndaj përfitoni nga ndikimi i mirë i Marsit i cili gjithashtu ju bën veçanërisht të pasionuar. Në punë mund të merrni një lajm të mirë apo edhe një promovim.
Demi-Në këtë ditë drita jeshile ndaj ndjenjave falë një qielli të bukur që favorizon dashurinë. Dhe nëse jeni beqarë do arrini të bëni një takim interesant. Në punë, kujdes vetëm nga pak tensioni i tepërt.
Binjakët-Bëni kujdes sepse sot jeni pak me humor të keq dhe gjithashtu mjaft të zhytur në mendime. Dashuria nuk po lulëzon, por së shpejti gjërat do të qetësohen. Në nivel profesional, ka ardhur koha të mendoni me kujdes përpara se të bëni zgjedhje.
Gaforrja-Dashuria sot sjell pak pakënaqësi për shkak të disa polemikave që po përpiqen të kapërcehen. Nuk është një ditë shumë e ndritshme në punë, por vazhdoni të punoni shumë sepse kënaqësitë do të vijnë.
Luani-Në dashuri kjo e premte sjell lajme të mira dhe një frymë qetësie falë një hëne të favorshme. Për sa i përket punës, mund të debatoni me disa kolegë që nuk mendojnë si ju.
Virgjëresha-Në dashuri jeni veçanërisht nervozë sot, ndaj bëni kujdes me fjalët. Në punë është një kohë e mirë ku ndiheni të fortë dhe të stimuluar, vazhdoni kështu.
Peshorja-Në këtë ditë çdo gjë po shkon mirë, sidomos në dashuri, kështu që është më mirë të shfrytëzoni momentin. Në punë është dita perfekte për të bërë plane.
Akrepi-Në dashuri vjen pak agjitacion, për fajin e gjithë yjeve që ju shtyjnë në diskutime mjaft të nxehta. Në punë është më mirë të qëndroni larg polemikave.
Shigjetari-Në dashuri jo gjithçka po shkon ashtu siç do të dëshironit, kështu që më mirë filloni të ndryshoni diçka. Në punë është një periudhë ulje-ngritjesh por financiarisht ka ende disa bllokime.
Bricjapi-Ka ardhur koha të deklaroheni të dashuruar pa shumë frikë dhe të përpiqeni të organizoni një fundjavë romantike. Në punë, kushtojini vëmendje hënës “të shtrembër” që krijon disa shqetësime.
Ujori-Në dashuri vjen një periudhë e bukur që do t’ju shohë si protagonistë të mëdhenj. Ndryshimet po vijnë në punë dhe nëse keni dëshirë të filloni nga e para, keni favorin e yjeve.
Peshqit-Ditë e bukur për dashurinë që të jep emocione të bukura. Në nivel profesional, është më mirë të mos e merrni gjithmonë gjithçka shumë seriozisht, jini më të sigurt në aftësitë tuaja.
















































