Kryefjala Logo

Ilnisa Agolli zbulon cilët prej familjarëve të Meritonit ka takuar!

12 Maj, 2024 | 7:07 pm

Gazetarja Ilnisa Agolli, ish-konkurrente e Big Brother VIP3, ka treguar se ka takuar familjarët e Meritonit.

E ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në E Diell ajo tha se e takoi babanë dhe vëllanë e Meritonit natën që ata ishin për surprizën brenda BBV.

“Babanë e Meritonit, bashkë me Meritonin, i kalova që mbrëmjen që i bënë surprizën Meritonit. Edhe atje ngriva”, tregoi Ilnisa.

E pyetur nëse ka plane për fëmijë me Meritonin, ajo u shpreh:

“Unë kurrë në jetën time nuk kam planifikuar asgjë, planet rrëzohen, në besoj në Zot”.

Të ngjashme