Showbiz
I vuri në dyshim atësinë,Sara i kthehet ndjekëses:”Fëmijës tim ti përbaltësh atësinë dhe moralin e nënës”
17 Maj, 2024 | 12:15 pm

Sara Gjordeni do bëjet nënë dhe ajo vetë ka shpërndarë foto ku shihet me barkun e rrumbullakosur.
Sara ka treguar se pothuajse po mbush 3 muajsh shtatzënë, ndërsa të shumta ishin komentet e fansave se Bardhi nuk është baba i foshnjës.
“Kur bëri tre muaj kjo se nuk më dalin llogaritë që ka me Bardhin”- shkruan një ndër komentueset, ndërsa Sara ka vendosur që ti përgjigjet duke marrë “hak” ndaj saj.Ish-missi ka bërë publik profilin e vajzës që i ka shkruar këtë koment, ndërsa ka publikuar edhe foton e komentuese me fëmijën e saj.
E ligë pikë”– shkruan Sara, krahas fotos së vajzës në fjalë me fëmijën e saj, ndërsa një komentuese tjetër i ka kërkuar modeles që mos ta bëjë këtë veprim.
“Për fëmijën tim është në rregull ti përbaltësh atësinë dhe moralin e nënës, por fëmijët e të tjerëve janë gjynah”- i është përgjigjur Sara.














































