Showbiz
Heidi nominoi Vesën dhe Romeo i thotë:”Më duket sikur jam unë targeti,jo Vesa”
20 Mars, 2024 | 9:04 am

Mbrëmë publiku zgjodhi Heidin si lidere e javës duke i dhënë edhe detyrën e rëndësishme për të nxjerrë në nominim tre banorë që do i bashkoheshin Ledionës e cila u dënua nga Vëllai i madh.
Heidi zgjodhi Rozën,Françeskën dhe Vesën.Kjo e fundit nuk e priti aspak mirë dhe debatet siç parashikohej plasën sapo spektakli mbaroi.Vajzat i janë kundërvënë Heidit me Vesën që e quajti mosmirënjohëse dhe injorante.Ajo i ka thënë se i ka shpëtuar në zinxhir dhe me këtë veprim ka goditur Romeon.
Vesa nuk u ndal pasi kapi edhe Romeon duke i thënë se në këtë pikë mendon se Heidi vërtet e ka përdorur Romeon.Ky i fundit duke biseduar me Heidin i ka dhënë ‘goditjen’ finale duke i thënë se mendon që nominimi që i bëri Vesës është një goditje ndaj tij duke e lidhur situatën me Julin.












































