Showbiz
Gazi kundër Heidit:”Përqafon Romeon dhe sheh kamerat”
8 Mars, 2024 | 9:01 am

Mungesa e besimit është arsyeja pse Romeo dhe Heidi nuk janë më në krahët e njëri-tjetrit.
Të ftuar për të folur rreth temës në “Ftesë në 5″Ed Deda dhe Gaz Ujkashi thonë se nuk besojnë te ndjenjat e Heidit për Romeon, ndërsa tek ai po.
“Si ka mundësi që vetëm në ‘Big Brother’ bie në dashuri kjo vajzë? Dhe në Itali dhe këtu. Nuk gjen dot burrë jashtë? Kjo është pyetja e parë që më vjen në mendje…”, u shpreh Deda me ironi, duke thënë se Romeo në këtë lojë e ka fokusin te dashuria, por Heidi jo.
Ndërsa Gazi u shpreh:“Heidi është një lojtare që duke u përqafuar me Romeon shikonte kamerat, bënte gjeste… Romeo është totalisht i romantizuar dhe ajo sheh kamerat. Ajo i thotë unë të dua po ti pse s’ke besim te unë, dhe këtë e ka bërë dhe në Itali. Heidi qeshi me të në dhomën e rrëfimit. Ajo po luan”












































