Kryefjala Logo

Futbollisti i Kombëtares bëhet baba për herë të dytë!

21 Mars, 2024 | 5:44 pm

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm shumë të bukur. Ai është bërë baba për herë të dytë!

Përmes një postimi në Istagram, Sadiku ka zbuluar se në jetë ka ardhur djali i dytë i familjes, Leoni.

“Përshëndetje botë. Unë jam Leon, anëtari më i ri i familjes”, shkruhet bashkëngjitur fotos ku shfaqet djali i madh i Armandos teksa mban në krahë vëllain e vogël.

Çifti u bënë prindër për herë të parë në tetor të vitit 2021, me djalin e tyre, Luisin.

4A4A481C D25C 40C2 9E9B 5B81243D3767

Të ngjashme