Kryefjala Logo

Foto që nxorri sekretin e Ludo Lee, banorit të BB VIP Kosova

29 Dhjetor, 2025 | 10:48 pm

Në një foto që po qarkullon në rrjet shfaqet banori i BB Vip Kosova, Ludo Lee në një moment familjar të veçantë ndërsa ky i fundit dallohet bashkë me partneren e tij. Kjo foto ka “nxjerrë sekretin”, duke hedhur dritë mbi jetën e tij personale, të cilën ai e ka mbajtur diskrete.

Partnerja është një figurë për të cilën Ludo Lee flet shumë pak gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme. Thuhet se kanë edhe një vajzë bashkë por nuk dihet nëse çifti janë ende me njëri-tjetrin.

3013e457 9016 4092 a64a cba1c1224e84

Ludo Lee jeton prej vitesh në Zvicër dhe është një nga emrat më të njohur dhe më të kërkuar në botën e parukerisë profesionale, veçanërisht në rrethet e showbiz-it dhe modës. Ai njihet si parukieri që qëndron pas pamjeve ikonike të shumë yjeve ndërkombëtarë, duke ndërtuar me vite një reputacion të fortë për stil unik, precizitet dhe kreativitet.

Në listën e bashkëpunimeve të tij spikasin emra si Kim Kardashian, Kanye West, Eva Longoria, Jessica Alba, Kendall Jenner, Megan Fox, Kylie Jenner dhe Leonardo DiCaprio, duke e kthyer atë në një emër të respektuar në skenën ndërkombëtare.

Të ngjashme