Showbiz
Flor Mumajesi ndërhyn në debatin virtual midis Sarës dhe babait të saj
17 Mars, 2024 | 11:02 am

Ka bërë xhiron e rrjetit babai i Sarës që iu kundërpërgjigj akuzave të saj për dhunë duke treguar versionin e tij të historisë, nëpërmjet një interviste.
Ai pretendon se mamaja e Sarës e ka tradhtuar atë, prandaj ai është ndarë nga e ëma e saj. Pas kësaj deklarate, ish-banorja ka reaguar ashpër ndaj akuzave të babait të saj duke e quajtur atë ‘monstër’.
Nga ana tjetër, nuk kanë munguar edhe replikat e shumta në rrjet nga publiku dhe personazhet e njohur. Flori Mumajesi ka vendosur të reagojë gjithashtu lidhur me këtë temë, duke thënë se në këtë histori ai i jep të drejtë Sarës.
Ky e quan veten babë. Neveri. Sara Gjordeni në këtë histori je motra ime dhe jo vajza e një njeriu si ky – shkruan Flori Mumajesi.













































