Kryefjala Logo

Fjolla Morina kundër Fisnik Sylës: Ai kriminel!

11 Maj, 2024 | 2:45 pm

Këngëtarja Fjolla Morina ka quajtur ish-bashkëshortin e saj Fisnik Syla “kriminel”.

Ajo ka publikuar një video në rrjetet sociale ku analisti Milaim Zeka deklaron se ish-partnerin e këngëtares i ka 20 mijë euro borxh dhe se i ka bërë bllok.

“Shiheni e mësoni ju mediat që e merrni nëpër intervista”, shkroi Fjolla Morina krahas pamjeve.

Ndërkohë në një postim tjetër, Fjolla Morina e quajti ish-bashkëshortin “kriminel”.

“Ju mediat që merreni me një kriminel, e e thirrni nëpër emisione sojin e tij”, u shpreh këngëtarja.

Fjolla Morina u martua pak vite më parë me biznesmenin në Maldive, por lidhja përfundoi me ndarje dhe akuza të ndërsjellta ndaj njëri-tjetrit.

Tashmë ajo ka rigjetur sërish dashurinë, ndërsa nuk ngurron të shprehë ndjenjat për partnerin dhe fotot me të në rrjetet sociale.

Të ngjashme