Kryefjala Logo

Dikur u puthen, tani Fationi i sulet Sindit: Do thyej TV-ne, femer antipatike!

22 Shkurt, 2021 | 11:45 am

Mbremjen e djeshme Sindi e Perputhen eshte kthyer  pas një deklarate në rrjete sociale se dëshironte t’i kërkonte falje Julit për debatin e “vajit të Borshit”, produksionit dhe publikut.

Mirëpo, pasi u rikthye në emision, Sindi u vendos përballë Julianit dhe nuk vendosi t’i kërkojë falje, por t’i kërkojë llogari për batutën e tij.

Debatin e tyre e ka ndjekur edhe ish-konkurrenti Fation Kuqari, i cili s’ka duruar dot më gjatë dhe ka dhënë komentin e tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ai ka publikuar një foto të Sindit, të cilës i ka vendosur një emoji të madh në fytyrë, teksa shkruan se ajo i duket njeriu më antipatik dhe i vjen të thyejë televizorin kur e sheh.

“Booo nëse do e thyej TV, i vetmi person do të jetë për këtë… Shkatërrim nervash. Ndjesë të gjithëve se s’doja të reagoja fare, po shumë antipatike.”- shkruan ai.

111111.jpg

Ndërkohë, s’ka ende asnjë reagim nga Sindi në rrjete sociale, por Fationi me vone e fshiu postimin.

Kujtojmë se Sindi edhe Fationi të ftuar në “Shiko Kush LUAN” patën edhe një puthje në buzë teksa luanin lojën e letrës, që më saktë Fationi lëshoi letrën dhe puthi Sindin.

puthja_sindi_fation.jpg

Të ngjashme