Kryefjala Logo

Enrique Iglesias bëhet baba për herë të katërt, çifti ndajnë foton e ëmbël

23 Dhjetor, 2025 | 11:12 am

Familjes së Enrique Iglesias i është bashkuar një anëtar i ri këtë fundvit. Ai dhe gruaja e tij, Anna Kournikova, janë bërë prindër për herë të katërt më 17 dhjetor.

Lajmin vendosën ta bëjnë publik ditën e djeshme përmes një postimi në Instagram.

“Rrezja ime e diellit 12.17.2025”, shkruhet krahas postimit ku shfaqet fotoja e foshnjes së tyre.

img 7047

Deri tani ata kanë vendosur të ndajnë me ndjekësit vetëm datën e lindjes së bebushit, gjinia dhe emri mbeten ende mister.

Në gusht të këtij viti, një burim zbuloi se Iglesias dhe ylli i tenisit, Anna Kournikova prisnin të bëheshin prindër për herë të katërt dhe ishin më të lumtur se kurrë për këtë.

Çifti janë tashmë prindër të binjakëve Lucy dhe Nicholas, 7 vjeç, si edhe vajzës së tyre Mary, 5 vjeçe, të cilën e thërrasin me përkëdheli edhe me pseudonimin rus Masha.

Të ngjashme