Kryefjala Logo

Eneda Tarifa zbulon arsyen e largimit nga Portokallia

19 Shkurt, 2021 | 1:54 pm

Prej disa ditesh po diskutohet se moderatorja dhe kengetarja Eneda Tarifa nuk do te jete me pjese e Portokalli. Gjithcka filloi pas lajmerimit nga Top Channel qe kerkohej staf. Nisur nga kjo Eneda ka bere nje postim ne Instagram ku tregon vete se eshte larguar dhe arsyen pse.

“Të dashurit e mi, miq real e virtual, më duhet t’ju njoftoj se rrugëtimi im me spektaklin “Portokalli” përfundon këtu. U riktheva me mall në atë skenë kur m’u propozua nga drejtuesit dhe në një farë mënyre “E nxora mallin…” kur i thonë një fjale.

Por është momenti që të sjell në jetë projektet e mia pa më “shitur” dhe pa më “blerë” dikush (sikurse shkruhet në disa portale) dhe vazhdoj të jap kontributin tim artistik për këtë vend. Do komunikoj me ju vetëm në profilet e mia zyrtare në rrjete sociale dhe në kanalin tim në YouTube. Shihemi së shpejti… Faleminderit që jeni gjithmonë me mua dhe më keni mbështetur. Ju dua të gjithëve”- ka shkruajtur Eneda ne nje foto.

5312F784 D02E 4739 97A3 8D68A73BF975 6EFB6C07 8622 4334 B0C4 70BDF2DA3893

Të ngjashme