Showbiz
Elvana Gjata s’i mban inat Megi Pojanit…
9 Dhjetor, 2022 | 9:51 am

Pak javë më parë motra e Megi Pojanit, bëri një koment për kaçurrelat e konkurrenteve të “Dancing With the Stars”, duke i cilësuar ato si stil “Elvana Gjata version Luzerni”. “Hakun” Elvanës ja mori aty për aty Julka, por mesa duket nuk është nevoja…
Siç Kryefjala.com ju bëri me dije pak ditë më parë, sonte do të jetë një mbrëmje në “Dancing With the Stars” kushtuar yllit të popit dhe karrierës së saj. Ku Elvana do të jetë edhe anëtare jurie.
Por le të kthehemi tek batuta e motrës së Megit, mesa duket Elvana se ka marrë fare personale komentin e saj pasi i ka bërë “repost” një “story” të Megit, ku thotë se sonte do të jetë një mbrëmje zjarr me Elvanën…
E duke njohur hitet e saj, padiskutim që do të jetë e tillë…













































