Showbiz
Elvana dhe Jonida për herë të parë (sonte) do të jenë rivale …
9 Dhjetor, 2022 | 6:28 pm

Ne kemi parë shoqe të ngushta që të jenë super të lidhura me njëra-tjetrën por shoqe që ngjajnë edhe si dy pika uji, ato mund të jenë vetëm Elvana Gjata dhe Jonida Vokshi. Mikesha që prej bankave të universitetit dhe një miqësi të cilën koha nuk e ka prishur, por përkundrazi e ka bërë më të fortë.
Megjithatë për herë të parë në jetë vajzat do të jenë “rivale” dhe përballë njëra-tjetrës, sepse të dyja do të jenë në dy programe prime time. Jonida si prezantuese e “Big Brother Vip Kosova”, ndërsa Elvana do të jetë në rolin e anëtares së jurisë në spektaklin ”Dancing with the Stars”, pasi sonte ky program do ti kushtohet karrierës së saj.
Si mendoni cila prej tyre do të ketë më shumë sukses sonte?! Po ju cilën prej shoqeve do të ndiqni?!












































