Kryefjala Logo

Ekuacioni matematikor që ndau rrjetin në dy alternativa.Ju e gjetët saktë pa hapur artikullin?

3 Qershor, 2021 | 9:50 am

Pyetja u publikua në Twitter nga përdoruesja Em, e cila sfidoi njerëzit që të zgjidhnin një ekuacion të thjeshtë ‘8÷2(2+2)=?’

Postimi i saj u shpërnda rreth 3.200 herë dhe 13 mijë pëlqime, përfshirë një numër të madh komentesh. Dilema e madhe ishte nëse përgjigja e saktë është 16 apo 1.

Kësaj arriti ti jepte zgjidhje matematicienia britanike Hannah Fry. Ajo filmoi një video ku zgjidhte ekuacionin dhe tregoi se përgjigja e saj është 16.

Në këtë zgjidhje, Hannah tregoi se veprimi i parë që bëhet është pjesëtimi, më pas shumëzimi dhe në fund mbledhja.

Përgjigjet që ishin të gabuara e kishin nisur me mbledhjen, prandaj arrinin në përfundimin se zgjidhja e ekuacionit ishte 1.

Të ngjashme