Showbiz
Egla prish sfidën e BB VIP, çmimi madh ulet me 20 mijë Euro
14 Shkurt, 2024 | 6:51 pm

Banorët e BB VIP janë përballur me sfidën e fermës ku duhet të kujdeseshin për kafshët gjatë gjithë kohës sipas rregullave që Vëllai i Madh iu vendosi.
Çiftet Romeo-Heidi, Sara-Bardhi, Ilnisa-Meriton e kanë kryer sfidën me sukses dhe si shpërblim kanë marrë 3 gatime nga jashtë.
Egla nuk i rezistoi sfidës si pasojë çmimi i madh u zbrit me 20 mijë euro.
Banorët janë acaruar nga sjellja e saj ku e kanë kritikuar për mungesë durimi. Kujtojmë se Egla vendosi me dëshirën e saj për t’iu bashkuar sfidës së fermës.
Ky vendim ka sjellë debate të forta mes banorëve dhe Eglës e cila tha se u largova nga ferma se kisha frikë se mos sëmuresha.













































