Kryefjala Logo

Egla Ceno vendos rekorde, videoja e fikjes së dritave te Big Brother VIP shikueshmëri më të lartë se Luiz Ejlli

27 Maj, 2024 | 5:10 pm

Luiz Ejlli ishte banori që u shpall fitues i sezonit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, edicion që do mbahet mend gjatë për numrin e lartë të shikuesmërisë që pati.

Mirëpo pavarësisht se shihej nga shqiptarët në mbarë botën, sipas Albeu.com ndjekësit kanë kapur një detaj të çuditshëm nga momenti kur Luizi fiku dritat e shtëpisë, dhe momentit të njëjtë nga Egla Ceno, e cila u shpall fituese e sezonit të tretë.

Postimi në Instagram i Luizit teksa fik dritat e shtëpisë së BBV 2, i publikuar nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, numëron 33 mijë pëlqime dhe rreth 650 mijë shikime.

1BA713DA 1158 4B9C B3DA 34A3C4CE7215

Ndërsa postimi i Eglës ku shihet duke fikur dritat e shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, numëron 10 mijë pëlqime dhe mbi 850 mijë shikime.

3F63DF73 7EF6 473F 9B38 B2921D38C51E

Burimi:Albeu.com

Të ngjashme