Lifestyle
EasyPay: Partneri ideal për biznesin tënd
25 Nëntor, 2024 | 2:02 pm

Nëse menaxhoni një biznes të tipit “Makina me qera” apo “Airbnb”, apo ofroni shërbime të ngjashme, ju e dini që menaxhimi i detyrimeve të tilla si pagesat e taksave dhe gjobave për automjetet mund të bëhet sfidë më vete.
Me aplikacionin EasyPay, çdo pagesë e taksave dhe gjobave të makinave tuaja mund të kryhet shpejt dhe lehtë, kudo që ndodheni dhe pa nevojën e procedurave të gjata.
Duke menaxhuar një flotë makinash, gjobat dhe taksat janë detyrime të shpeshta që kërkojnë vëmendje dhe kohë. EasyPay ju jep mundësinë të paguani çdo gjobë të makinave ose taksë bashkie me disa klikime nga aplikacioni në telefonin tuaj ose në desktop. Në këtë mënyrë, shmangni vizitat në sportele ku kryhen pagesat manualisht – gjithçka është e aksesueshme në çdo moment.
Në të njëjtën kohë, pronarët e Airbnb-ve që ofrojnë shërbime transporti për pritësitë e shtëpive të tyre, si makina me qira ose shërbime shtesë, përballen me të njëjtat detyrime. Gjoba të padëshiruara nga makinat gjatë transportit, fatura dritash dhe uji të shtëpive që kanë nën menaxhim, pagesa të internetit apo televizorit! Të gjitha këto pagesa, me aplikacionin Easypay janë si një “one stop shop”. Të gjitha me disa klikime, në pëllëmbë të dorës!
Por, përse duhet të zgjidhni EasyPay si më të duhurin e biznesit tuaj?
Kursim Kohe– Me një platformë digjitale të thjeshtë dhe të qartë pagesash, ju shmangni vonesat dhe humbjet e kohës që do të kalonit në procedura të gjata.
Monitorim në Çdo Hap – Shikoni historikun e plotë të pagesave, merrni njoftime të menjëhershme për çdo detyrim të ri, dhe mbani kontroll të plotë mbi financat tuaja. Dhe, sa herë keni pyetje, kërkesë apo paqartësi, ofrohet një shërbim I dedikuar I shërbimit të klientit.
Siguri dhe Besueshmëri – Prej 14 vitesh në tregun vendas, EasyPay ofron +75 shërbime falë integrimeve të vazhdueshme me institucione private dhe shtetëore, me qëllim ofrimin e shërbimeve të sigurta të pagesave për cdo klient (individ apo biznes qoftë).
Mos e lini menaxhimin e pagesave të taksave dhe gjobave të jetë një barrë për ju! EasyPay është zgjidhja ideale që ju ndihmon të kurseni kohë dhe të përqendroheni në rritjen e biznesit tuaj. Me aplikacionin EasyPay, pagesat bëhen të thjeshta, të shpejta dhe të sigurta. Shkarkoni EasyPay tani dhe transformoni mënyrën si menaxhoni dhe kontrolloni të gjitha pagesat e biznesit tuaj, çdo ditë!












































