Showbiz
E sikletshme! Reperi i njohur rrëzohet në skenë
12 Dhjetor, 2025 | 7:31 am

Një situatë e pakëndshme i ka ndodhur Bad Bunny. Teksa kërcente në skenë gjatë koncertit të tij në Meksikë mbrëmjen e së mërkurës, reperi u rrëzua.
Ylli portorikan i muzikës ishte duke kënduar një nga hitet e tij, “Efecto” para një turme të stërmadhe kur rrëshqiti dhe u plandos në tokë.
Ai nuk u mundua as ta fshihte. Qëndroi ulur për disa sekonda ndërsa turma këndonte ende. Pas pak, u ngrit dhe vijoi koncertin.
Reperi gjendet në Meksikë për një javë pasi po vijon turneun “DeBÍ TiRAR MáS FOToS”. Ndoshta do t’i duhet të zbulojë çfarë nuk shkon me skenën ose këpucët e tij para koncertit të ardhshëm.
Gjithsesi, turma nuk u duk se u ndikua nga ngjarja pasi vijoi të këndonte e kërcente.










































