Kryefjala Logo

E hëna ka të bukur vetëm parashikimin e astrologut Poalo Fox

27 Shkurt, 2023 | 11:04 am

Dashi-Kjo e hënë ju jep një ndjeshmëri të këndshme falë një kombinimi të veçantë planetësh.
Mbani nën kontroll impulsivitetin në dashuri, kënaqësi të mëdha në punë.

Demi-Një kohë e bukur po vjen për dashurinë që më në fund mund të fluturojë me një Venus që hyn në shenjën tuaj nga e premtja.
Për sa i përket punës, kushtojini vëmendje vetëm disa diskutimeve.

Binjakët-Kushtojini vëmendje kësaj dite që ju sheh shumë racional dhe jo shumë sentimental. Në punë ka nervozizëm por përpiquni të mos debatoni me askënd.

Gaforrja-Java fillon me një Venus në shenjën tuajqë ofron emocione të bukura. Jeni më pasionantë se kurrë dhe në punë do të merrni ngritje rroge si dhe mundësi të reja.

Luani-Sot ndiheni veçanërisht ambicioz ndaj vazhdoni kështu, sidomos në punë.
Kujdes vetëm në dashuri se mund të ketë tensione.

Virgjëresha-Ditë e bukur për të shprehur të gjithë sensualitetin tuaj dhe për të bërë takime të reja. Nëse jeni çift, bëni kujdes të mos ziheni për asgjë.

Peshorja-Java fillon me një hënë të bukur që ju bën veçanërisht të dashur.
Në dashuri vijnë risitë dhe në punë falë merkurit favorizohen kontaktet.

Akrepi-Kjo ditë ju sheh si protagonistë të mëdhenj.
Në punë keni një kthjelltësi të këndshme që do ju çojë larg, por në dashuri tregohuni pak më të vëmendshëm ndaj debateve të mundshme.

Shigjetari-Dita e sotme nis me pak kaos, për fajin e hënës përballë. Në dashuri ka një lloj bllokimi, por në punë do të arrini shumë.

Bricjapi-Kjo javë nis me pak probleme por asgjë të pakapërcyeshme.
Në dashuri, mos u bëni viktimë e xhelozisë së verbër.

Ujori-Kjo periudhë është e bukur si për dashurinë që mund të jetohet më lehtë ashtu edhe në punë ku do të shpërbleheni për angazhimin tuaj.

Peshqit-Kjo është një kohë e mirë për dashuri si dhe për punë.
Do të mund të arrini shumë dhe gjithashtu do të jetoni me më shumë pasion. Kontaktet e preferuara.

Të ngjashme