Showbiz
Dy vite pas ndarjes, Shakira zbulon detajet nga marrëdhënia e saj me Pique
18 Mars, 2024 | 12:58 pm

Shakira gjatë një interviste për “Sunday Times” ka folur për jetën e saj kur ka qenë në një lidhje me futbollistin, Gerard Pique me të cilin ka dhe dy djem.
Ajo tregoi se ka sakrifikuar shumë për të qenë pranë ish-partnerit të saj, saqë për një kohë të gjatë bëri pauzë edhe në karrierën e saj muzikore, duke lënë anash veten.
“Për një kohë të gjatë bëra pauzë në karrierën time për të qenë pranë Gerardit, në mënyrë që ai të luante futboll. Kishte shumë sakrifica për dashurinë.”– tha këngëtarja.












































