Showbiz
“Do të bëhem një baba shëmbullor”Deklarata që ngre dyshimet se Einxhel dhe Dagz duan të bëhen prindër
23 Mars, 2022 | 1:29 pm

Ajo që dukej si një dashuri vetëm nga njëra palë,doli të ishte më e forta brënda dhe jashtë shtëpisë së Big Brothetr Vip.
Po flasim për Dagzin dhe Einxhelin,kujtojmë se Dj ishte i pari që tregoi hapur pëlqimin dhe ndjenjat për Einxhelin në një kohë kur kjo e fundit thoshte se mund ti jepte vetëm miqësi.
Eh sikur të gjitha miqësitë të ishin kështu do e kishim mbushur uren tek Lana me dryna dashurie pasi mes dyshes ka një lidhje shumë të bukur që vazhdon edhe jashtë.
Më së fundmi të ftuar në “Netë me Aulonën”,çifti foli se si ka ecur lidhja e tyre jashtë spektaklit dhe planet për të ardhmen.
Mes shumë bisedash u përmend edhe prindërimi ku Dagzi u duk shumë i bindur kur tha se do të ishte një baba shëmbullor.
Einxheli tregoi se nga familja e partnerit të saj ka takuar motrën e Dagzit dhe u shpreh se ishte kunata e ëndrrave të saj dhe njësoj siç ajo gjithmonë kishte dashur të ishte motra e të dashurit.
Prindërit?
Epo Dagzi është takuar me babain e Einxhelit dhe moderatorja tha se për prindërit e Dagzit,i është dukur sikur i njihte prej kohësh.
Ja pra,këto janë historitë që na pëlqejnë!









































