Kryefjala Logo

Dikur flinim me fotot e tij, sot këngëtari akuzohet për abuzime seksuale me fanset e tij…

9 Dhjetor, 2022 | 5:42 pm

Nick Carter solisti i”Backstreet Boys” akuzohet për përdhunimin e një vajze të mitur në vitin 2001. Sipas një padie dhe një konference për shtyp të mbajtur nga viktima dhe avokatët e saj të enjten, Shannon “Shay” Ruth pretendon se kur ishte 17 vjeç, anëtari i Backstreet Boys e kishte sulmuar seksualisht.

“21 vitet e fundit kanë qenë të mbushura me dhimbje, konfuzion, zhgënjim, turp dhe dëmtim të vetvetes që janë rezultat i drejtpërdrejtë i përdhunimit të Nick Carter”, tha 39-vjeçarja.Edhe pse jam autike dhe jetoj me paralizë cerebrale, besoj se asgjë nuk më ka ndikuar më shumë apo ka pasur një ndikim më të qëndrueshëm në jetën time sesa ajo që bëri dhe më tha Nick Carter”.

Ajo tregoi se shumë vite më parë ishte e ftuar në autobusin e turneut të këngëtarit “I Want It That Way” pas një koncerti që ajo mori pjesë në Tacoma, Wash.
Këngëtari, dyshohet se e urdhëroi adoleshenten të kryente seks oral me të por Ruth pohoi gjithashtu se Carter e çoi atë në një shtrat në autobusin turistik, ku ai dyshohet se vazhdoi ta sulmonte seksualisht edhe pse ajo ishte e virgjër asokohe.

Të ngjashme