Showbiz
Dijonisi në lot:”Shtëpia pa nënën më duket si e huaj”
9 Prill, 2024 | 9:03 am

Dijonis Biba ka bërë një rrëfim të trishtë teksa ndodhet në formatin e ‘Ferma VIP’.
Ai po bisedonte me këngëtaren Elsa Lila dhe ka deklaruar për herë të parë se arsyeja pse është kthyer në Shqipëri ka qenë nëna e tij, e cila ka ndërruar jetë.
‘Edhe pse isha në arrest dhe nuk më lejonin të kthehesha, bëra gjithçka që të kthehesha. Mami ishte në gjendje kome dhe e kam gjetur në momentin e fundit. Kur e putha, i dolën lot dhe aty e kuptova se ishte duke më pritur. Kam shumë kujtime tek shtëpia, por pa nënën nuk e di, më duket si një shtëpi e huaj.’- ka thënë ai.












































