Lajme
Dhunoi gruan dhe ngacmoi seksualisht djalin e mitur, arrestohet 42 vjeçari në Tiranë
24 Gusht, 2024 | 5:23 pm

Policia e Tiranës ka arrestuar një burrë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka ngamcuar seksualisht të birin e mitur.
Sipas bluve të kryeqytetit, në pranga është vënë shtetasi S. Z., 42 vjeç, banues në Tiranë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin S. Z., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tyre të mitur.” – njofton policia.
















































