Kryefjala Logo

Dhunohet Elton Tozaj, ish banori i BB Albania 2. rrezikon të humbasë shikimin

27 Dhjetor, 2025 | 12:56 pm

Ish banori i Big Brother Albania 2, Elton Tozaj është dhunuar rëndë mbrëmjen e kaluar rreth orës 19:30, në autostradën Tiranë–Durrës, në një ngjarje që ka tronditur opinionin publik. 

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në profilin e tij zyrtar në Instagram, shkruar nga familjarët e gazetarit. Sipas njoftimit, ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 19:30, në segmentin e autostradës Tiranë-Durrës.

Pamjet e publikuara janë shokuese, ku Tozaj shfaqet me dëmtime të shumta në fytyrë dhe sy. Familja bën me dije se situata është kritike, pasi gazetari aktualisht ndodhet “në luftë për të mos humbur shikimin” si pasojë e goditjeve të marra.

Përveç denoncimit të dhunës, deklarata përmban një mesazh të koduar dhe mjaft të fortë drejtuar një personazhi publik, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, por që lidhet me ngjarjen.
“Kërkojmë veçanërisht që një personazh i showbiz-it, i cili frekuenton pikërisht këta persona, të distancohet publikisht sot dhe të sqarojë se çfarë e lidh atë vajzë me trekëndëshin Rruga Ura – Patok – Kodra e Diellit,” shkruhet në deklaratën e familjes.

Ky detaj ka ngritur dyshime të forta se sulmi mund të mos jetë i rastësishëm, por i lidhur me konflikte ose prapaskena që përfshijnë emra të njohur të jetës publike në vend. Sipas familjes, autorët e ngjarjes janë tashmë të identifikuar.

Elton Tozaj njihet për qëndrimet e tij shpeshherë kritike dhe pa dorashka ndaj fenomeneve të ndryshme sociale dhe personazheve të ekranit. Policia pritet të zbardhë detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë. 

img 7338

Të ngjashme