Kryefjala Logo

Debat i ashpër midis Françeskës dhe Julit:”O njeri dhunues!”

7 Mars, 2024 | 9:05 am

Loja që ka dhënë vëllai i madh ka sjellë të qeshura por edhe shumë debate brenda shtëpisë së BBVA3.
Një ndër ta ka qënë dhe Juli me Françeskën.

Banori e quajti Françeskën dhunuese, ndërsa kjo e fundit e akuzoi se është banal kur flet.
Juli u shpreh se banorja e Big Brother VIP po luan me hile dhe se për këtë dëshiron ta nxjerrë keq.

Juli: Si ka mundësi që je kaq hilanjose, përse e bëre lojën kështu. Dua ta nxjerr keq këtë njeriun këtu.
Françeska: Nuk po bëjmë asgjë. S’ke pse më nxjerr mua keq ti, më ka parë publiku.
Juli: Siç bën me banorët këtu, që do t’i nxjerrësh jashtë me hile.
Françeska: Unë nuk po nxjerr askënd me hile.
Juli: Pse e bëre me hile lojën.
Françeska: Nuk po e bëj me hile. Ti po na mendon neve të dobëta. Çfarë ke, gjete një gjë që të merresh?
Juli: Pse rrini përhapni fjalë, jo unë presion, andej këndej.
Françeska: Ti pse fryn Erjolën, tek veshi, e ke bërë përherë.
Juli: Po çfarë i thashë, more njëri. O njeri dhunues.
Françeska: Kë kam dhunuar unë? Unë nuk dhunoj njëri
Juli: I ke dhunuar psikologjikisht.
Françeska: Po ik, se je ti ai që flet me fjalët më banale.

Të ngjashme