Kryefjala Logo

Citro – Lëngu i vetëm Bio i paketuar në vendin tonë

23 Mars, 2023 | 7:18 pm

Shumë njerëz gabojnë duke cilësuar bio diçka të këputur nga pema apo toka. Sidomos tek lëngjet, çaji apo edhe më tej për të kaluar tek ushqimi, kemi një tendencë të quajmë BIO diçka që është e përgatitur, le të themi, në mënyrë artizanale dhe jo e paketuar nëpërmjet një procesi industrial. Por sigurisht, ky është një këndvështrim i gabuar. BIO mbi të gjitha është një certifikim, i cili kalon në disa faza shumë të detajuara që insitucionet e BE i kalojnë në protokolle shumë strikte. Në mënyrë që një perime apo frut të quhet BIO, duhet që fara të jetë e tillë, toka ku ajo mbillet të mos ketë asnjë pesticide për të rritur prodhimin dhe gjatë rritjes të mos shtohen kimikate që e nxisin të rritet në mënyrë të shpejtë. Gjithashtu është e rëndësishme që pasi të shtrydhet të mos shtohen konservantë që e bëjnë ushqimin, lëngun apo ekstraktin t’i rezistojë faktorëve të jashtëm. Këto janë vetëm disa nga elementet që lëngun psh e bëjnë BIO dhe sigurisht janë faktorë që rrisin koston, ulin sasinë e mundshme të prodhimit dhe rrezikojnë madje që produkti të humbasë ngjyrën dhe konsistencën për shkak të mospërdorimit të kimikateve që sot çdo lëng nga importi nuk mund të mbijetojë. 

 

Citro ka prejardhje nga Franca dhe kalon madje testet e vendeve shumë strikte si Zvicra për të ardhur në Shqipëri nga disa profesionistë të cilët e shohin formatin në karton 2L si një format familjar, për të vlerësuar cilësinë e të ushqyerit në familje, si institucioni më i rëndësishëm i shoqërisë. Citro tashmë ndodhet në disa Super dhe Hiper Markete, si brandet Spar, Big Market, Ecco Market, Bio Ju, etj, duke u pozicionuar i veçuar nga të tjerët pasi miraton të ketë hapësirën e tij për konsumatorin shqiptar. Citro vjen me 5 shije të cilat kanë funksione të specifikuara për organizmin e njeriut, si detoksi i cili është një proces i domosdoshëm duke njohur rreziqet që vijnë nga shumë komponente ushqimore. Ekuilibri i lëngut Citro nuk qëndron vetëm tek balanca e shijes së frutave dhe perimeve por edhe tek fakti që nuk ka sheqer të shtuar dhe ëmbëlsia e shija unike krijohet vetëm nëpërmjet mishelës së duhur. Citro nuk është për të gjithë…por të gjithë mund ta zgjedhin në markete e ta provojnë.

 

Ai është një revolucion në tregun shqiptar pasi sjell një standard unik në produkte si lëngjet e frutave të cilat gjithçka kanë, por vetëm certifikimin BIO nuk mund ta marrin. CITRO kalon në një filtër shumë të hollë certifikimesh të cilat kanë të bëjnë gjithashtu me prodhimin me një energji të rinovueshme dhe një material ambalazhi totalisht të riciklueshëm dhe pa asnjë ndikim negativ në natyrë.

 

547D7B7C D2DB 42B0 8AD8 BDBBDC3BD2BE F87FB23A D43C 4380 9841 9F8A7BE3695A EDE49CAD F3ED 4B49 9B2D EE42EF6BB123 0A6AB9E4 015F 4579 BC19 26B846B9C552

Të ngjashme