Kryefjala Logo

Çiljeta sensuale edhe kur shtyp rrushin për “Ferma VIP”

27 Shkurt, 2024 | 3:31 pm

Dilemat e para nëse emrat që shfaqeshin në klipet e Fermës Vip ishin vetëm aktorë të zgjedhur për klipet, kanë rënë. Ditë pas dite, Ferma VIP po zbulon personazhet e saj mes të cilëve nuk dimë ende se kush do të jetë prezantuesi/ja.

Pak ditë më parë është publikuar silueta e një vajze duke ngritur aludime se cila mund të jetë personazhi që po bën verë. Sot, pikëpyetja e ca ditëve më parë, se kush po e përgatiste verën në Fermë, ka marrë përgjigje. Po, është Çiljeta!

Çiljeta Xhilaga është ndërvite një nga vajzat më të bukura të showbizit shqiptar, madje në videon e realizuar nga Ferma VIp duke shtypur rrushin për të bërë vera, Çiljeta shfaqet mjaft sensuale dhe seksi. Ajo kërcen me delikatesë teksa shtyp rrushin dhe sigurisht nuk mund të rrinte pa na dehur me sensualitetin që Çiljetën e karakterizon.

Do vazhdojë Çiljeta të bëjë verë në Fermë? Të presim e të shohim…

 

Të ngjashme