Showbiz
Çiljeta rrëfen momentin e vështirë me djalin:“Iu luta Zotit mos ma merr sot”
11 Prill, 2024 | 9:45 am

Këngëtarja shumë e dashur Çiljeta Xhilaga është pjesë e formatit “Ferma VIP” dhe aty po njohim shumë dimensione të tjera të saj dhe rrëfime të padëgjuara.
Ajo ka treguar një ëndërr të keqe që ka parë me djalin e saj Fernandon.
E frikësuar nga ëndërra, ajo tha se ka shpëtuar djalin e saj pa u mbytur nga dallgët, ndërsa tregoi se iu ka lutur zotit që mos t’ia marrë djalin.
“Udhëtoja natën. Fernando ishtë ulur përpara fare tek shoferi. Autobuzi ishte plot me njerëz. Udhëtoja dhe ishte errësirë dhe unë shikoja vetëm yjet lart. E më pas shikoj dy dallgë deti, që ishin larg jo afër autobuzit. Aty jam çuar dhe kam bërtitur: Fernandoooo! Edhe sikur e mora djalin e futa nën gjoks. I thashë o Zot sot mos të jetë fundi i botës se nuk jam gati. Dhe mbaj mend që kam dalë nga autobuzi dhe doja të gjeja vend ku të futesha. Jam ulur dhe jam falur, thashë o Zot vetëm për hatrin e të gjithë fëmijëve dhe djalit tim mos të jetë sot”– tha këngëtarja.












































