Showbiz
Çiljeta ka debatin e saj të parë në “Ferma VIP” me Glorian!
12 Prill, 2024 | 8:52 am

Ditën e djeshme Gloria dhe Çiljeta janë përfshirë në një debat të ashpër me njëra-tjetrën.
Edhe pse vajzat kanë patur një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën duke treguar se kjo miqësi vjen edhe nga jashtë, dje ato janë ‘përplasur’ bashkë ku Çiljeta i ka kërkuar të largohet sepse nuk kishte dëshirë të fliste me të ndërkohë që Gloria ka këmbëngulur dhe nuk është larguar prej ballkonit.
“Me ty nuk dua të flas fare. Edhe mu sposto komplet, po flas me Florin s’po flas me ty. Mu sposto dhe mos e zgjat më po të them, sepse kështu dua unë. Mu sposto po të them (me tone të lartë), uaa vazhdon akoma, po të them mu sposto! Kur të qetësohem flasim, mu sposto po të them ik nga këtu.”- ka thënë Çiljeta.











































