Lifestyle
Çfarë të presim në ditë me shi?E di astrologu Paolo Fox
17 Janar, 2023 | 10:48 am

Dashi-Në dashuri ka jo pak surpriza në këtë ditë ndaj emocionet janë me dritë jeshile.
Në punë duhet të shkëpusni pak mëndjen, stresi është shumë i lartë por e rëndësishme është të mos i dorëzoheni negativitetit.
Demi-Në dashuri është më mirë të keni kujdes nga Ujori, ata mund t’ju bëjnë nervoz.
Ndryshimet e shumëdëshiruara vijnë në punë.
Binjakët-Në dashuri merrni gjithë kohën që ju nevojitet për të bërë një zgjedhje të rëndësishme dhe në punë kushtojini vëmendje çdo mosmarrëveshjeje të vogël me kolegët tuaj.
Gaforrja-Sot yjet flasin për emocione të bukura ndaj mos u mbyllni në shtëpi.
Një fazë e mirë rikuperimi fillon në punë dhe do të keni edhe kënaqësi të mëdha.
Luani-Sot do të ishte më mirë të mos i merrni gjërat shumë seriozisht dhe të merrni pak kohë për veten dhe mirëqenien tuaj. Nuk është dita më e mirë as për dashuri, as për punë, por nesër do të shëroheni.
Virgjëresha-Bëni kujdes në dashuri, kjo nuk është dita e duhur për të jetuar ndjenjat në maksimum.
Gjithçka po shkon mirë në punë dhe po vijnë edhe mundësi të reja.
Peshorja-Sot mund të keni një takim shumë interesant, ndaj mbajini sytë hapur. Në punë po vijnë lajme që do t’ju frymëzojnë të bëni edhe më shumë.
Akrepi-Hëna sjell shumë vullnet për të bërë dhe guxim në dashuri.
Në punë do jeni shumë energjikë dhe produktivë.
Shigjetari-Sot hëna ju lejon të përjetoni emocionet në maksimum.
Në punë ka shumë gjëra për të bërë, por do të ketë edhe një mënyrë për të fituar më shumë dhe për të bërë një hap të madh në karrierë.
Bricjapi-Në dashuri është më mirë të mos humbisni kohë me njerëz që nuk ju qetësojnë.
Në punë mund të ketë një keqkuptim të vogël me kolegët.
Ujori-Në dashuri mund të keni disa momente të këqija, veçanërisht nëse keni të bëni me dikë nga Akrepi.
Për sa i përket punës, ka një krizë të vogël por do të jetë e përkohshme.
Peshqit-Kjo hënë është e bukur dhe sjell shumë humor dhe dëshirë për të bërë.
Në punë ka pak stres, ju takon të zgjidhni nëse do ta lehtësoni pak ngarkesën.















































