Kryefjala Logo

Blue Taxi Tirana, Fushata plot ngjyra e taksive që kanë zbukuruar kryeqytetin

9 Dhjetor, 2022 | 7:40 pm

Ta mendosh që në një mëngjes ku mezi je ngritur, apo pas një dite pune të lodhshme të vjen për të marrë një taksi me ngjyra dhe slogane me humor, kupton që ke bërë shumë mirë që ke telefonuar Blue Taxi Tirana.
Kompani lider i këtij shërbimi në Prishtinë ka hyrë me këmbë të mbare në tregun shqiptar dhe kanë mbushur kryeqytetin jo vetëm me makina të gjeneratës së re elektrike, por edhe me dizenjo shumëngjyrshe që e zbukurojnë atë.

Blue Taxi Tirana ka bërë revolucion edhe në paraqitjen në rrjetet sociale facebook & instagram ku fushata publicitare është bazuar në foto me animacion dhe batuta nga përditshmëria.

“Hë re ylla ça bëni?”, apo “Si je bre lalko” jane disa nga shprehjet që gjenden në dyert e taksive, por një nga fushatat dhe sloganet më interesante ishte ajo qe ftonte frekuentuesit e jetës së natës që të lëvizin me taksi orëve të vona në fundjavë, për të shmangur problemet me policinë rigoroze në testin e alkoolit: “Blunë e shpisë, apo blunë e policisë?” u bë refren i rrjeteve sociale dhe të gjithë atyre që falë Blu Taxi Tiranë shijojnë jetën e natës pa frikën se kush do i japë makinës pasi të pimë ndonjë gotë më shumë.

4177BFC3 F55F 4CDA B140 9C07B0D8C568

015FEEB8 CFA2 4DB5 B9AE B410A269CAE2

CBA5332F 5859 4ECA 84B9 3B475D148D65

Të ngjashme