Showbiz
Bes Kallaku konfirmon ndarjen nga Xhensila në Ferma VIP
26 Mars, 2024 | 1:35 pm

Moderatori dhe aktori Bes Kallaku, i njohur tanimë si Kryeplaku, konfirmoi sonte në “Ferma VIP” ndarjen nga Xhensila Myrtezaj.
Gjatë bisedës me fermerët, ai tregoi se fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten.
“Gocën e takoj më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Por mërzitem ndonjëhere se njeriut i ndodhin disa situata në jetë që nuk i ka pritur. Është pak e vështirë. E rëndësishme është që të jenë më mirë, të jemi falenderues se ndodh që nuk vlerësojmë ditët e mira”.












































