Showbiz
“BB VIP Albania & Kosova” Fashion Week. Kush u vesh më bukur dhe më keq në spektaklet e mbrëmjes
18 Janar, 2023 | 5:13 pm

Big Brother përveçëse një eksperiment ku nxjerr në pah të mirat dhe të këqijat e personave,është edhe një mini “Fashion Week”
Çdo prime,vajzat dhe djemtë Vip nxjerrin veshjet e tyre më të mira me dëshirën për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze gjatë spektaklit.
Kështu ne mblodhëm disa nga Vip-at e Kosovës dhe disa nga Shqipëria për të bërë një rezyme se kush ka stil,e kush e ka lënë jashtë atë.
1-Juliana Nura
Juli është një Po!
Natyra i ka falur linja të mrekullueshme për të cilat edhe ajo vetë kujdeset shumë dhe sigurohet të veshë kryesisht fustane gjatë Prime-ve që nxjerrin me elegancë në pah hiret e saj femërore.(E çuditshme me aq shumë bukë sa pjek)
2-Olta Gixhari
Aktorja është bukuri e lindur.
Bjonde,syshkruar dhe me një trup post-lindje që do t’ja kishte zili gjithkush.
Në dy Prime-t e fundit ishte njëherë me të zezë e pastaj të bardhë.
Dy ekstreme në ngjyrë,të dyja yll!
3-Gresa Hoti
Gresa është modele dhe jo rastësisht.
Ajo ka një fytyrë engjëlli dhe trup peri!
Duket që edukatën dhe stilin e ka marrë ne vendin fqinj,Itali,sepse është e thjeshtë por shumë elegante dhe e kuruar në detaje.
4-Kiara Tito
Kiara vishet bukur por stil nuk shikojmë.
Janë tipike fustane “Influencerash” që i shohim kudo në Instagram dhe do donim ti kishim.
Kalon kalon pa merak!
5-Stresi
Shumë shkurt:Duket sikur çdo veshje e ka veshur më parë në ndonjë videoklip të tijin.
6-Tea Trifoni
Perëndi mbaj dorën!
A do ketë vallë njeri aq guxim sa ti thotë se nuk i shkojnë fare ato fustane alla këngëtare dasmash?
Njëherë jeshile e tjetrën blu..të dyja për tu harruar.
7-Lugati
Gjoni dallon për stilin autentik dhe të dallueshëm.
Veshjen e ka gjithmonë me një detaj ekstra që ja ndryshon komplet look-un dhe nuk habitemi aspak,pasi jo çdo djalë në shqipëri ka guximin ti bëj flokët fosforishent!
8-Luiz Ejlli
Luiz,nuk e kemi me ty por me personin që të fut ato kostume të tmerrshme që vesh!
Xixat e Luizit mbrëmë shkëlqenin më shumë se prozhektorët e Top-it.
Kaq shumë doni ta bëni dhëndër këtë djalë?
Ne do shihemi sërisht me emra të tjerë dhe komente plot ju vetëm prisni…











































