Kryefjala Logo

Bashkëshortja e Mirit “thyen heshtjen” për afrimitetin e tij me Selin

4 Janar, 2026 | 5:09 pm

Ish-banorja e BB Vip Albania, Françeska Murati së fundmi ka deklaruar se, sipas saj, bashkëshortja e Miri ka reaguar në rrjete sociale lidhur me raportin e tij me Selin. Françeska tregoi se në një video ku Miri shfaqej në shoqërinë e Selinës kishte publikuar një koment me mbishkrimin: “Miri, më i miri”.

Ajo shtoi se profili nga i cili ishte bërë komenti kishte si foto profili imazhin e bashkëshortes së Mirit. Megjithatë, Françeska theksoi se nuk disponon prova konkrete që vërtetojnë se komenti është bërë realisht prej saj, duke lënë të hapur mundësinë e keqinterpretimeve apo profileve false.

Që prej hyrjes së tij në shtëpinë e BBV, Miri ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për afrimitetin me Selin, një raport që është komentuar gjerësisht si nga banorët, ashtu edhe nga publiku jashtë shtëpisë. Vetë Miri ka sqaruar në disa raste se e sheh Selin si “vajzën e tij” dhe se mes tyre ekziston vetëm respekt dhe kujdes, pa asnjë interes tjetër.

Pavarësisht këtyre deklarimeve, dyshimet e publikut vijojnë, ndërsa ndjekësit e formatit vazhdojnë të diskutojnë mbi natyrën reale të këtij afrimiteti, duke e mbajtur situatën ende në fokusin e vëmendjes.

Të ngjashme