Showbiz
Banorët e “Ferma Vip” thumba për BBV?”Nuk do lëmë nam duke pështyrë”
26 Mars, 2024 | 8:46 am

Nëse në Big Brother kryefjalë janë sherret dhe ofendimet,duket se e kundërta po ndodh në “Ferma Vip” ku konkurrentët po tregojnë qytetari dhe shumë harmoni me njëri-tjetrin.
Megjithatë opinionistja Sonila Meço u ka thënë sot në prime se ata duhet të jenë më konkurrues ndaj njëri-tjetrit pasi nuk po sheh garë.
Menjëherë ka ndërhyrë Albano Bogdo, i cili tha se po e bëjnë garën me qytetari e jo me skandale.
“Ndryshe nga pritshmëritë tuaja ne po e bëjmë garën me super qytetari dhe jemi shumë të sjellshëm”, tha Albano, deklaratë e cila u duartrokit nga publiku. “Na jepni dhe sfidat më të vështira, ne prapë do e bëjmë me qytetari. Nuk do lëmë nam duke sharë e të pështyhemi”, shtoi Albano.












































