Showbiz
Balerina shqiptare prezanton partnerin me këtë video intime!
16 Shkurt, 2024 | 5:13 pm

Balerina e njohur shqiptare, Isida Mollaymeri ka publikuar një video mjaft intime me partnerin në rrugë.
Teksa po bënte disa foto me të, në një moment ai i ka hedhur dorën dhe i ka kapur të pasmet.
Momenti është pasuar me humor, teksa Isida duke qeshur ka hequr çantën nga krahu dhe e ka “goditur”.
“Si shqiptarët thonë të dua”, shkruan Isida përbri kësaj video. Kjo është hera e parë që balerina prezanton partnerin e saj me fytyrë edhe pse kohë më parë ka paralajmëruar se do të ketë dasmë.












































