Kryefjala Logo

Astrologu Paolo Fox ju uron një muaj të mbarë me këto parashikime

1 Shkurt, 2023 | 10:42 am

Dashi-Në dashuri kjo periudhë mund të fshehë shumë surpriza dhe të gjitha pozitive.
Në punë nëse jeni një sipërmarrës, planet e mëdha mund të vijnë në tryezë.

Demi-Në dashuri marrëdhënia me partnerin po përmirësohet gradualisht pas krizës së janarit.
Përsa i përket punës na duhet një optimizëm i madh për të ardhmen.

Binjakët-Në dashuri, koka juaj është plot dyshime aq sa po mendoni të ndaloni lidhjen tuaj, në mënyrë që të kërkoni me qetësi siguritë.
Edhe në punë duhet të dilni nga momenti i ndërlikuar në një farë mënyre.

Gaforrja-Në dashuri duhet të merrni vendime të rëndësishme pasi muajt e fundit të lidhjes ju kanë bërë të kuptoni se kush është partneri juaj.
Financat ju kërkojnë zgjedhje të rëndësishme.

Luani-Në dashuri pritet një erë ndryshimi, qoftë edhe radikal.
Problemet me paratë janë ende të pranishme në jetën tuaj dhe duhet t’i kapërceni ato.

Virgjëresha-Kriza e çiftit në ajër, bëhuni gati.
Në punë përpiquni të jeni ambicioz pasi do të shfaqen mundësi të dobishme për të përmirësuar pozicionin tuaj.

Peshorja-Ka ardhur koha për të sqaruar disa gjëra të lëna hapur me partnerin, stabiliteti juaj ia vlen.
Në punë keni nevojë për diplomaci dhe do t’ju duhet të rishikoni marrëveshjet e bëra me bashkëpunëtorët dhe partnerët.

Akrepi-Hijet rrinë pezull mbi historinë tuaj të dashurisë.
Në nivel profesional, do të jeni shumë të kërkuar prandaj jini gati.

Shigjetari-Shmangni diskutimet, qoftë edhe ato të voglat me partnerin tuaj.
Në punë do gjeni disa probleme që do ju ngadalësojnë.

Bricjapi-Do të jetë një muaj dashurie për çiftet e reja që do të formohen.
Në punë mund të përpiqeni të zgjidhni ato probleme që ju mundojnë prej muajsh.

Ujori-Dashuria juaj e lindur në janar do të vazhdojë të piqet mirë ndaj vazhdoni kështu.
Profesionalisht do të rriteni shumë.

Peshqit-Përfitoni nga ky muaj për të kaluar më shumë kohë me partnerin dhe për t’i kushtuar momente të mrekullueshme. Marrëveshjet e punës mund të ndryshojnë së shpejti jetën tuaj.

Të ngjashme