Kryefjala Logo

Arrestohet Fero në Maqedoninë e Veriut

25 Maj, 2024 | 3:11 pm

Ish artisti i njohur Fero është ndaluar nga policia e Republikës së Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare Bllacë.

Para disa viteve ai ka pasur një akuzë në Maqedonin e Veriut dhe gjatë hyrjes ilegalisht në Republiken e Maqedonis së Veriut ai është ndaluar nga policia.

Policia atje njoftoi se më datë 24.05.2024 në ora 11:30 në pikën kufitare Bllacë e Poshtme, në hyrje të vendit, zyrtarët policorë ia kanë hequr lirinë F.S.(27) nga Stacioni i Policisë Kufitare vendkalimi dhe mbikëqyrja kufitare Bellanovcë.

I njëjti i është dorëzuar punonjësve të Policisë së Njësisë Kundër Krimit Ndërkufitar dhe Migracionit në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare-Veri për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme