Kryefjala Logo

Arion Muça për Heidin:”Bënte si ato dhitë në mal!”

25 Maj, 2024 | 10:18 am

Një prej të ftuarëve në “Cherry on Top” ka qenë dhe moderatori Arjon Muça.

Në vëmendje gjatë spektaklit është sjellë formati i “BBV3”, teksa janë krijuar diskutime dhe debate lidhur me finalistët dhe se cili prej tyre meriton të shpallet fitues i këtij edicioni.

“Heidi e di si bënte? Si ato dhitë në mal, që kur kanë frikë bëjnë sikur kanë vdekur, këtë bënte Heidi. S’dinte si të dilte nga situata, qeshte apo thoshte nuk e kuptova mirë.”- ishte kjo deklarata e bërë nga moderatori i njohur Arjon Muça për Heidin, një prej finalisteve të këtij edicioni dhe një prej konkurrenteve më të forta dhe të pëlqyera për publikun.

Të ngjashme