Showbiz
Anxhela Peristeri bashkëpunon me kompozitorin e famshëm të këngës “Athina Mou” për këngën e re
16 Shkurt, 2024 | 5:24 pm

Këngëtarja e njohur me zë melodioz Anxhela Peristeri ka bërë një surprizë të madhe në ditën e Shën Valentinit. Ajo ka sjellë projektin e saj të parë në greqisht me titull “Me Pligoses”.
Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe vetëm për dy ditë numëron mijëra klikime.Ashtu siç Anxhela shprehet në Instagram e ka pritur me padurim këtë projekt të ri.
Për “Me Pligoses”, Anxhela ka bashkëpunuar me kompozitorin e njohur grek Lefteris Kintatos, i cili gjithashtu është kompozitor i këngës të famshme greke “Athina mou”. E patjetër që me zërin e veçantë të Anxhelës me siguri që “Me Pligoses” do të kthehet shumë shpejt në këngën e preferuar të të gjithëve ne.












































