Showbiz
Albi Nako “fillon lojën jashtë”:Juli me zë mitingu,Romeo-bariton
1 Mars, 2024 | 9:09 am

I ftuar në emisionin e “Big Brother Radio” ishte koreofgrafi,balerini dhe ish-konkurrenti Albi Nako.Ai sigurisht foli për eksperiencën e tij si banor i BBVA3.
“Unë kam kuptuar, që në momentin që unë doja të ngrija një bisedë, të krijoja një urë komunikimi me dikë, qoftë tendencioze për lojë dhe qoftë jo për lojë, ata kishin një taktikë që e ndalnin këtë bisedë duke krijuar një mbivendosje zërash duet. Të parët ishin Juli me Gazin, dy personazhe që në atë kohë dukeshin miq dhe unë i shihja treshe ata në fakt: Juli, Gazi dhe Romeo, të tre bashkë të kudo ndodhur në fillim, dhe krijonin këto mbivendosjet e zërave. Juli ka zë të fortë dhe unë i them zë mitingu, zë sheshi. Ajo është natyra e Julit, siç është edhe natyra e Romeos me zë të fortë, bariton. Gazi është bass-bariton. (qesh)”










































